Më datë 13.02.2025 në ora 20:30 në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 41- vjeçaren S.L.(41) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga bashkëshorti i saj 41 vjeçar se e njëjta në shtëpinë e tyre familjare ka sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur, e cila ka probleme shëndetësore. Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe Qendra për punë sociale Tetovë. S.L. është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës.