Më datë 13.02.2025 në ora 13:40 në SPB Tetovë, Z.F.(53) nga fshati Prelubishtë i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 12:40 në lagjen Drenovec në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga personi N.J.(58) nga Tetova, i cili i ka kërkuar që t’i paguante kamatë për paratë që i ka dhënë hua dhe të cilat i janë kthyer që nga viti 2009. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS