BDI sot është mbledhur në Reçicë për të diskutuar për Vetingun dhe reformat në parti.
Arbër Ademi nga BDI theksoi se kjo parti ka qenë nismëtare për fillimin e Vetingut, duke propozuar e para edhe Ligjin për Veting pë politikanë.
“I bëjmë thirrje të gjitha partive tjera politike të ndjekin shembullin e BDI-së, ne kemi qenë nismëtarë të një procesi të gjithmbarshëm të Vetingut, të skenës politike në Republikën e Maqedonisë. Ju e dini se para dy mandatesh ne kemi propozuar Ligjin për Veting që i përfshinë të gjithë politikanët që duhet ti nënshtrohen Vetingut, por edhe gjyqtarë, prokurorë, kemi kërkuar Veting të plotë për të gjitha partitë politike”, tha Ademi.