Përveç vetvetes, VLEN-i vazhdon të nënçmojë, fyejë dhe dëmtojë të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Jo vetëm nga ZNAM-i, VLEN-i për çdo ditë po merr “shuplaka” nga shefi i tyre, Mickoski. Kështu në profilin e tij në Facebook ka shkruar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa ka numëruar, sipas tij, dështimet në shtatër ditët e fundit të koalicionit VLEN!

Postimi i plotë i Arbër Ademi:

Përveç vetvetes, VLEN-i vazhdon të nënçmojë, fyejë dhe dëmtojë të arriturat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Jo vetëm nga ZNAM-i, VLEN-i për çdo ditë po merr “shuplaka” nga shefi i tyre, Mickoski. Thanë se “do të punësohen qindra e mijëra shqiptarë”, ndërsa të nesërmen përfunduan se “do t’i jepen vendime atyre me kontrata në shëndetësi”. Edhe nga kjo reteruan, sepse Mickoski u tha se “lista bëni sa të doni, por punësime nuk ka”.

Për ta përmbyll javën, po ju sjellim të arriturat e VLEN-it në shtatë ditët e fundit:

– Ndërmarrja Publike “Rrugët Shtetërore” avancon 16 maqedonas – 0 shqiptarë
– Parlamenti punëson dhe avancon 23 maqedonas – 3 shqiptarë
– Ministri shqiptar i Politikave Sociale, në nga dhjetëra kandidatë shqiptarë, punëson maqedonas në Tetovë
– Zëvendësministrit të VLEN-it në Ministrinë e Kulturës i merren të gjitha kompetencat
– Drejtorit shqiptar në Drejtorinë e të Hyrave Publike në Tetovë i merren konpetencat dhe i jepen zëvendësit maqedonas
– Ministri i Administratës, Goran Minçev e quan zëvendëskryeministrin “Liza e Botës së Çudirave”
– Ministrja e Financave, Koçovska thotë se as nuk ka nënshkruar dhe as nuk nënshkruajë vendime për punësime etnike
– Mickoski qorton zëvendëskryeministrin e VLEN-it: “Bëni plane e lista sa të doni, por derisa të jem kryeministër, nuk do të ketë punësime etnike”

… dhe nënçmimi vazhdon!