Moti i keq ka sjellë një situatë të jashtëzakonshme në dy provincat e Afganistanit. Reshjet në formë breshëri shkaktuan përmbytje.
21 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në provincën Farah, e cila kufizohet me Iranin.
Sipas autoriteteve lokale, viktimat ishin pjesëtarë të së njëjtës familjeje dhe në këtë moment po zhvillonin një piknik në një lëndinë të fshatit të tyre.