Pas tri ndeshjeve radhazi pa fitore në La Liga, Real Madridi mori një fitore të rëndësishme prej 2-0 ndaj Gironës në ‘Santiago Bernabeu’.

Është një rezultat që siguron se kampioni në fuqi do të kthehet me pikë të barabarta me liderin Barcelonën.

Si do që të jetë, Carlo Ancelotti ishte i lumtur me performancën që ekipi i tij e shfaqi ndaj Gironës.

Sipas Marca, ai u ndje se ishte një fitore e rehatshme, teksa pati disa fjalë për David Alaba i cili luajti si titullar për herë të parë pas 14 muajsh, pasi po ballafaqohej me rikuperimin nga këputja e ligamentit.

“Ne kontrolluam, ne luajtëm mirë. Ne jemi mirë, lajmi më i mirë ishte rikuperimi i Alabas. Ai luajti mirë 60 minuta, shumë rehat dhe ne kemi filluar t’i rikuperojmë pjesët në mbrojtje”.

“Unë isha në gjendje që ta pushoja Valverde, Rudiger. Ne po arrijmë në pjesën më të rëndësishme të sezonit në top formë”.

Tekniku italian gjithashtu e veçoi Modric për t’i dhënë disa lëvdata të veçanta.