Një autobus me targa të Kosovës është aksidentuar në Zagreb të Kroacisë.
Sipas medieve lokale, në autobus ndodheshin 26 pasagjerë dhe dy shoferë, transmeton Klankosova.tv.
Policia e Zagrebit ka konfirmuar për mediat atje se dy persona morën lëndime të lehta.