I shoqëruar nga rinia e Fshatit Kallnik të Tetovës, imami dhe teologu Omer Dauti kanë zhvilluar një aksion ekologjik i cili sipas imamit ka për qëllim ambientin më të pastër por edhe do të ngrisë vetëdijen e qytetarëve

Dauti thotë se kanë qenë pesë grupe të formuara nga numër i madhë i të rinjëve.

Njoftimi i plotë:

Sot, me rininë e xhamisë së fshatit Kallnik, u bashkuam në një iniciativë të mrekullueshme!

Të ndarë në pesë grupe dhe me një numër të madh të të rinjve të motivuar, pastruam çdo cep të fshatit tonë, duke mos lënë asnjë hapësirë pas dore.

Ky është vetëm fillimi!

Një falënderim i madh për të gjithë ata që ju përgjigjën kësaj ftese me përkushtim dhe vullnet. Kjo tregon se rinia jonë ka zemër të madhe dhe dëshirë për të bërë ndryshime pozitive. Le të vazhdojmë së bashku me projekte edhe më të mëdha për të mirën e fshatit tonë!

#PërNjëKallnikMëTëPastër #RiniaNëVeprim #BashkëPërNdryshimin