MPB njofton se sot(02.02.2025) në periudhën nga ora 01:20 deri në ora 02:00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë kryer kontroll aksion në një objekt hotelierik në fshatin Raven. Gjatë kontroll aksionit janë privuar nga liria J.A.(48) nga Gostivari, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe L.A. (32) nga Gostivari, i cili ka sulmuar fizikisht një punonjës policie gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Ata janë ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.

Mgid