Izet Mexhiti, si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Lëvizja Demokratike dhe koalicioni VLEN, i kanë të gjitha kompetencat nga qytetarët, Ligji dhe Kushtetuta për të menaxhuar me institucionet, me kapacitet të plotë, dhe me projekte që realizohen në të mirë të qytetarëve gjithandej vendit– reagojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Sipas tyre, Bashkimi Demokratik për Integrim për 22 vjet nuk ka kuptuar se organet qeveritare siç janë ministritë, nuk udhëhiqen nga letrat e arkivuara, por nga ligjet dhe Kushtetuta.

Lidhur me kompetencat që cek BDI, nga kjo Ministri përkujtojnë se kompetencat dhe ingerencat ndaj inspektorateve që iu morrën atyre para 10 viteve, kjo qeveri i ka kthyer nën ministritë e ndryshme, aty ku e kanë vendin, për të cilën gjë BDI nuk guxoi ta thotë as edhe një fjali të vetme. Këto inspektorate, tani janë rikthyer nën ingerencat e ministrive nga qeveria aktuale – thuhet në reagimin e Ministrisë.