Kurti tashmë duket se i ka të gjithë kundra, këndej dhe andej! Ai është partia e parë në Kosovë me mbi 40%.
Është e qartë që edhe pse janë të gjithë kundër, atë nuk e mundin dot me votë dhe kjo është e qartë! Siç duket, Kurti vazhdon të ketë me vete popullin e Kosovës edhe pse ka kundër të gjithë establishmentin politik. Pra, duket qartë se me votë nuk e mundin dot e në demokraci vota është mbreti i besimit politik.
Tre partitë e tjera që mund të bëjnë skenarin për t’u bërë bashkë kundër Kurtit dhe me ndërtuar qeverinë e provuan njëherë dhe jo vetëm që nuk pati sukses si qeverisje, por Kurtin e forcuan edhe më shumë duke dhënë mesazhin tek qytetarët dërguan mesazhin se atyre ju intereson vetëm pushteti edhe kur bashkëqeverisja nuk është e moralshme politikisht!
Sigurisht që me rezultat i takon Kurtit të krijojë qeverinë e nëse Kurti dështon, në një republikë parlamentare, duhet t’a provojë partia e dytë pas vetëvendosjes që të marrë nismën e krijimit të qeverisë dhe është e drejtë e saj që të gjejë shumicën e të zgjedhë aleatët. Në fakt tre partitë e tjera kanë hyrë në zgjedhje me ofertën e tyre politike dhe jo me kualicion e me një ofertë të vetme!
Nëse këta do të bëjnë qeverisjen bashkë siç e kanë bërë njëherë përballë do të kenë një opozitë të fortë e të qëndrueshme!
Karakteri politik i Kurtit është i tillë që është shumë më i fortë në Opozitë sesa në Opozitë. Të kesh në Opozitë Kurtin me 40% është problem serioz politik. Një qeverisje me tre parti, me historik të ndryshëm që për hirë të pushtetin mund të bëhen bashkë, ka gjasa të jetë e dobët, sepse duhet të ruajnë ekuilibra të gjerë dhe të vështirë.
Një qeverisje e dobët nuk i duhet Kosovës qoftë në bisedime me Serbinë apo edhe për sfida të tjera të rëndësishme.
Nëse do të bëjnë përsëri qeveri bashkë, vetëm për të mundur Kurtin, do të rrezikojnë të zhduken si subjekte politike, sepse do të humbin thellë besueshmërinë e qytetarëve të Kosovës. Me një qeveri të tillë do të vrasin politikisht veten e tyre e do të forcojnë shumë Kurtin.
Një gjë është sigurt, përtej shumë portale që e sulmojnë Kurtin ,sepse kështu ua don puna, ky i fundit është fituesi i vetëm i zgjedhjeve me një përqindje të madhe. 40%, kshu siç është politika nuk ka asnjë parti në Europë me një rezultat të tillë e kaq të fortë!