Aleanca mbi të gjitha… Taravari fotografohet me ish-drejtorin dhe drejtorin e sapo emëruar të Spitalit të Gostivarit!
Kryetari i një fraksioni të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka publikuar një fotografi të përbashkët me drejtorin e shkarkuar të Spitalit të Gostivarit, Argjent Muça dhe drejtorin e sapo zgjedhur Besnik Zeqiri.
Aleanca mbi të gjitha… shkruan Taravari në postim.
Kujtojmë se Besnik Zeqiri ka qenë kuadër i Lëvizjes Besa.
Ai u emërua drejtor i Spitalit të Gostivarit pasi kaloi në Aleancën për Shqiptarët.