Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar fillimin e muajt të shenjtë të Ramazanit për të gjithë besimtarët islam duke uruar që ky muaj të jetë një periudhë e paqtë dhe e begatë për të gjithë.

Të nderuar qytetarë,

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, u dërgoj urimet më të sinqerta për një periudhë paqeje, begatie dhe reflektimi të thellë. Ky muaj është një mundësi e çmuar për t’u afruar më shumë me vlerat shpirtërore, për të forcuar solidaritetin dhe për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.

Uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë shëndet, harmoni dhe unitet për të gjithë ne. Le të shfrytëzojmë këtë kohë për të pastruar shpirtin dhe mendjen, për të forcuar lidhjet tona me njëri-tjetrin dhe për të kontribuar në mirëqenien e shoqërisë sonë.

Ramazani është një mundësi për t’u kujdesur për të tjerët dhe për të zhvilluar ndjenjat e dashurisë dhe respektit reciprok. Uroj që ky muaj të jetë një periudhë e paqtë dhe e begatë për të gjithë.

Me shumë respekt,
Ali Ahmeti