Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani u takua me Abassador-at-Large të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor Anzej Frangesh.

Gjatë takimit është diskutuar mbi situatën politike dhe zhvillimet e fundit në rajon, procesin e integrimit në BE dhe reformat kyçe për një zhvillim të qëndrueshëm. U theksua rëndësia e bashkëpunimit për të çuar përpara objektivat e përbashkëta dhe forcimin e stabilitetit rajonal.