Moderatorja dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Antonela Berisha, është duke shijuar disa ditë relaksi në Dubai.
Bukuroshja shqiptare ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto dhe video nga pushimet luksoze, ku duket më në formë se kurrë.
E veshur me rroba banje elegante dhe me një stil të kuruar deri në detaje, Antonela ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me pozat e saj provokative, shkruan Kosovarja.
Komentet e fansave nuk kanë munguar, duke e komplimentuar për format trupore dhe sharmin që ajo përcjell.
Përveç momenteve në plazh, Antonela ka ndarë edhe pamje nga restorantet dhe vendet luksoze që ka vizituar në Dubai, duke treguar se po shijon çdo moment të këtyre pushimeve.
Ajo vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale, ku çdo postim i saj bëhet viral brenda pak minutash.