Akt i guximshëm i SPAK e ka cilësuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj gazetari, Armand Shkullaku.
Në emisionin “Opinion”, Shkullaku tha se për herë të parë që nga krijimi i tij, SPAK ka goditur një person me pushtet real dhe në detyrë.
Armand Shkullaku: Çështja është kështu Fevzi, se këtu ka dy elemetë, raporti i SPAK me mazhoracën dhe raporti i Ramës me SPAK. Unë kam qenë partizan dhe po të isha cinik ose ironik do të thosha që më në fund erdhi dhe radha te Rama, ke qëndrimi im. Kam dy vjet, tre vjet që them se SPAK është instrument që përdoret politikisht që i bie atyre që ka interesa, që e përdor pushteti sepse mekanizmat KLD, KLG…
Blendi Fevizu: KLP
Armand Shkullaku: KLP se thash KLD. Këto që bëjnë filtrime i ka në dorë mazhoranca, mekanizmat i ka në dorë mazhoranca, emëron mazhoranca, etj, etj. I vetmi moment që kemi pasur dyshim të gjithë ka qenë beteja e Dumanit me… që vajti Yuri Kim. E cila me që ra fjala e kanë shkarkuar dhe thonë që është nën hetim.
Blendi Fevizu: Është shkarkuar Yuri Kim
Armand Shkullaku: Po kështu ka dal një lajm tani. Pra po të ishte ironi do të thosha që Rama erdhi ke qëndrimi im që SPAK-u… ça është SPAK-u, një strukturë që e përdorin politikisht herë Rama herë opozita thotë ky. Sepse sipas Ramës meqënëse gjyqtari kanë qenë në një minsitri ku ka qenë Gaz Bardhi dhe prokurori e ka emrin Olsi si vëllai vet, këto do të përdoren nga opozita. Për të qenë i sinqertë e kam një dilemë sepse akti te Erion Veliaj është me vërtet një akt shumë i guximshëm, qoftë i prokurorit…
Blendi Fevizu: Pse është i guximshëm?
Armand Shkullaku: Sepse është për herë të parë… Tani duhet ta pranojmë këtë gjë. Është për herë të parë, për herë të parë që ka goditur një person me pushtet real duke qenë në funksion. Deri tani ka goditur ata që Edi Rama ua çonte 6 muaj para, ua bënte gati, ua rruante, ua qethte, dorëzonin mandatin, bëheshin gati edhe vinte i merrte ai.