Në katër raste të ndara janë arrestuar katër shtetas të Turqisë, të cilët dyshohet se kanë prezantuar leje qëndrimi të falsifikuara, raporton Ekonomia Online.

“FALSIFIKIM I DOKUMENTIT- Aeroporti i Prishtinës 05.02.2025-15:48. Në katër raste të ndara me datën, lokacionin dhe kohën e lartcekur janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë pasi që në kontroll të dokumenteve kanë prezantuar leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara. Lidhur me rastet dokumentet e dyshuara janë konfiskuar ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.