Me datë 21.02.2025 në ora 16:55 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin M.M. (37) nga Tetova. Gjatë bastisjes të ushtruar në shtëpinë e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar katër kavanoza marijuanë, para në kartmonedha të ndryshme dhe sende të tjera të dyshimta që burojnë nga vepra penale. Personi është ndaluar në stacionin policor, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të përgaditet kallëzim përkatës. TS