Me datë 25.02.2025, në ora 16:05 në fshatin Palaticë të Tetovës, zyrtarët policorë të NjP Grupçin kanë privuar nga liria personin S.M.(41) nga fshati Palaticë, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 15:00 në rrugën ,,Boris Kidriç” në Tetovë ka tentuar të godasë personin S.U.(64) nga Tetova dhe nipin e tij dhe ka dalë nga vetura i ka kërcënuar dhe ka tentuar që ta sulmoj fizikisht personin S.U. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të përgatitet parashtresa përkatëse. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume