Me datë 06.02.2025 në ora 11:35 në rrugën ,,146” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin R.L.(50) nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar se më 01.02.2025 ka kryer veprën penale ,,vjedhje e rëndë” në një objekt në ndërtim e sipër, në pronësi të F.E.(50) nga fshati Miletinë e Tetovës, ka vjedhur disa sende. Atij i janë gjetur sendet e vjedhura dhe i janë kthyer pronarit. R.L. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS