Me datë 21.02.2025 në ora 16.55 në Tetovë, nga ana e zyrtarëve policorë nga SHB Tetovë është arrestuar M.M (37) nga Tetova. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me vendim gjykate, iu gjetën dhe sekuestruan katër kavanoza marijuanë, para në prerje të ndryshme dhe sende të tjera të dyshuara si produkte të veprës penale. Personi është ndaluar në stacion policor, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë do të bëhet kallëzimi përkatës.