Policia Financiare dhe Ministria e Brendshme janë duke zhvilluar një aksion i bazuar mbi dyshimet për shpërdorime financiare në sektorin e Qeverisë, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. Në rrethana jo zyrtare mësohet se është arrestuar ish shefi i këtij shërbimi, Pece Mirçevski.

Ai dyshohet se gjatë kohës sa ka udhëhequr me këtë sektor, ka keqpërdorur dhe manipuluar me prokurimet publike. Burime brenda policisë thonë se është bastisur shtëpia e tij, ndërsa kontrolle ka edhe në disa lokacione të tjera përfshi edhe institucione.

Hetimi është duke u shtrirë edhe në pistat ku ka dyshime se janë keqpërdorur procedurat për kontrollet dhe shërbimet teknike të makinave zyrtare.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume