Me datë 31.01.2025 në ora 18:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin J.J. (43) nga Tetova, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga partnerja e tij 41 vjeçare me të cilën jetonin së bashku, se e kishte sulmuar fizikisht. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.TS