Lionel Messi shënoi golin e parë për vitin 2025, në ndeshje zyrtare. Argjentinasi ishte autori i golit të vetëm për Inter Miami në fitoren minimale ndaj Sporting Kansas City në transfertë.
Përveç kundërshtarit, Messi sfidoi edhe të ftohtin polar. Takimi i vlefshëm për Kupën e Kampioneve Concacaf, u luajt në Kansas në -17 gradë Celcius.
Ishte ndeshja më e ftohtë në karrierën e tetë herë fituesit të Topit të Artë . Termometri tregoi vetëm -14 gradë në fillim të ndeshjes dhe më pas ra në -17 gradë.
https://t.co/eBCW6HS6fg
Messi shënoi në minutën e 57-të pas një asisti të marrë nga Sergi Busquets, duke arritur në shifrën e 851 golave.