“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës
![“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës](https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2025/02/1-50-780x439-1-750x430.jpg)
Reagimi ndaj planit të Trump për Gazën nga autoritetet palestineze, ka qenë i shpejtë dhe jo befasues.
Riyad Mansour, ambasadori palestinez i OKB-së, kundërshtoi me vendosmëri propozimet e zhvendosjes, duke thënë: “Atdheu ynë është atdheu ynë”.
“Populli palestinez zgjodhi zgjedhjen për t’u kthyer në të. Ne duhet të respektojmë zgjedhjet dhe dëshirat e popullit palestinez”, tha ai në një video të postuar në X.
“Ata duan të rindërtojnë shkollat, spitalet, rrugët, infrastrukturën, ndërtesat dhe shtëpitë, sepse i përkasin këtij vendi dhe u pëlqen të jetojnë atje”, shtoi ai.
“Ata që duan t’i dërgojnë në një vend të këndshëm të lumtur, le të kthehen në shtëpitë e tyre origjinale brenda Izraelit”, theksoi ndër tjera Mansour.
Organizata për Çlirimin e Palestinës, e cila njihet ndërkombëtarisht si përfaqësuese e popullit palestinez, ripohoi mbështetjen e saj për zgjidhjen me dy shtete.
Hussein Sheikh, sekretari i përgjithshëm i saj, tha se ishte një zgjidhje që do të garantonte “siguri, stabilitet dhe paqe”