Atletico Madridi ka dëshpëruar në ndeshjen që ishte e vlefshme për javën e 24-t të La Ligas.
Atletico të shtunën barazoi 1:1 me Celta Vigon.
Nga minuta e pestë, Atletico ishte me një futbollist më pak në fushë pasi Pablo Barrios u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 68-të me golin e shënuar nga sulmuesi Iago Aspas. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë.
Alexander Sorloth i barazoi shifrat në minutën e 82-të për t’ia siguruar një pikë Atleticos.
Celta Vigo ka 29 pikë në mesin e tabelës.
Atletico ka 50 pikë në vendin e dytë.
Lider është Reali me një pikë më shumë.
Barcelona renditet në pozitën e tretë me 48 pikë por ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.