Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, ka “kundërshtuar me forcë” sugjerimin e Donald Trump që SHBA “të marrë nën kontroll” Rripin e Gazës.

Në një deklarate të lëshuar nga zyra e presidentit Abass, Autoriteti Palestinez shpreh “refuzimin e fortë të thirrjeve për të kapur Rripin e Gazës dhe për të zhvendosur palestinezët jashtë atdheut të tyre”.

“Të drejtat legjitime të Palestinës nuk janë të negociueshme dhe Gaza është një pjesë integrale e shtetit të Palestinës”, vijon deklarata.

Në një deklaratë të veçantë, Abbas i quajti planet e Trump “një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar”.

“Ne nuk do të lejojmë të cenohen të drejtat e popullit tonë, për të cilat kemi luftuar për dekada dhe kemi bërë sakrifica të mëdha për t’i arritur”, theksoi Abass, sipas Agjencisë palestineze të lajmeve, Ëafa.

Abass shtoi se paqja dhe stabiliteti në rajon nuk do të arrihet pa themelimin e shtetit palestinez, bazuar në zgjidhjen me dy shtete.