Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është hapur konkurs për pranimin e 27 punonjësve, prej këtij konkursi janë pranuar 23 persona dhe atë 20 maqedonas dhe vetëm 3 shqiptarë, teksa 4 pozicione ende nuk janë përzgjedhur.

Adem Avziu nga BDI në një reagim në Facebook, e ka quajtyr kryevazal kryekuvendarin Afrim Gashi pas kësaj përzgjedhje, pasi siç thotë ai, as vendimet nuk ndahen në dy gjuhë.

Reagimi i plotë:

Ky është Afrim Gashi, kryevazali i Kuvendit!

Nga 27 vende pune të hapura me konkurs, ka pranuar 23 persona, prej te cilëve 20 maqedonas, vetem 3 shqiptar si dhe në 4 pozicione nuk ka bë përzgjedhje (me shumë gjasa do i përsërisë këto vende dhe fundi dihet si do të jetë)!

Por vazaliteti nuk mbaron këtu, në institucionin me te cilin udhëheq Afrim Gashi si duket nuk e përfill askush, nuk është në gjendje as të jep urdhëra që vendimet të ndahen në dy gjuhë ashtu siç e parasheh ligji dhe praktika deri sa të vinin vazalët, që ironija te jetë edhe më e madhe as preambula e vendimit nuk është në dy gjuhë, gjithashtu e përcaktuar me ligj!