Napoli është ndalur sërish në barazim në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte, Napoli, është ndalur në barazim 2:2 nga Lazio në udhëtim.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 25-të të Serie A.
Për Napolin ky ishte barazimi i tretë rresht në ligë.
Vendësit kaluan të parët në epërsi në minutën e gjashtë me golin e shënuar nga Gustav Isaksen.
Shtatë minuta më pas, Giacomo Raspadori i barazoi shifrat.
Adam Marushiq realizoi autogol në minutën e 64-t për epërsinë 2:1 të Napolit.
Boulaye Dia në minutën e 87-të realizoi për 2:2 dhe ia siguroi një pikë shumë të vlefshme Lazios.
Te vendësit në bankën rezervë ishte Arijon Ibrahimoviqi kurse për shkak të lëndimit mungoi Elseid Hysaj.
Te Napoli ndeshjen e kompletoi Amir Rrahmani.
Napoli ka 56 pikë kurse Lazio ka dhjetë pikë më pak.
Të dyja skuadrat renditen në pjesën e epërme të tabelës.