Barcelona nxorri më të mirën nga gabimi i Real Madridit mbrëmë, i cili u mposhtë nga Espanyoli, me shifrat prej 1-0.

“Blaugranasit” morën një fitore të madhe, por edhe të vështirë ndaj Alavesit, për ta ngushtuar diferencën e pikëve me Real Madridin, që kryeson tabelën me 49 pikë.

Të besuarit e Hansi Flick e kishin të vështirë që të bëjnë lojën e tyre në pjesën e parë, duke mos pasur shumë mundësi të mira shënimi.

Vetëm në pjesën e dytë, katalunasit arritën që të gjejnë golin e fitores, pas një aksioni të bukur.

Ishte Robert Leëandoëski që shënoi golin në minutën e 62-të të takimit.

Ky ishte goli i tij i 18-të i sezonit në La Liga.

Me fitoren e sotme, Barcelona zë pozitën e tretë në tabelë me 45 pikë, tri më pak se Atletico Madridi dhe katër më pak se lideri, Reali.

Ndërkohë, Alavesi është në zonën e rrezikshme, duke zënë pozitën e 18-të në tabelë, me vetëm 21 pikë të tubuara në 22 ndeshje.

Ndeshjen e ardhshme, Barcelona do të luajë ndaj Valencias në “Mestalla”, në kuadër të Kupës së Mbretit, derisa në elitën e futbollit spanjoll më 9 shkurt, do t’i shkojë Sevillas.