Fitore me një lojë të bukur, kjo e ka karakterizuar sfidën e sotme që u zhvillua në mesditë mes Besës së Dobërdollit dhe skuadrës me emër Pelisterit nga Manastiri informon Tetovasot.
Skuadra bardhë e kaltër ka shënuar një fitore të pastër 2:0 duke vazhduar serinë e rezultateve të mira gjatë fazës përgatitore.Skuadra po jep shenja që në pjesën e mbetur të sezonit do ta ketë fjalën kryesore në elitën e futbollit në vend.
Një lojë shumë e bukur dhe dominante nga ana e Besës së Dobërdollit ku nga një gjuajtje e lirë nga ana e kapitenit Alimi me kokë e dërgon topin në rrjetë Llamallari.
Ndryshe nga pjesa e parë ,në pjesën e dytë Besa e Dobërdollit ishte më dominante dhe më shumë e kërkonte golin e dytë . Pikërishtë në minutën e 80, dy lojtarët e përfaqësueses së Maqedonisë ,Hisar Ali nga një pranim i bukur i topit dhe një driblim briljant arriti të mposhtë mbrojtjen e Pelisterit dhe drejtoi një asist të bukur ,për ta patur më lehtë për të shënuar me kokë Admir Latifi.
Lojën e rradhës miqësore Besa do ta luaj në stadiumin e Gostivarit ditën e martë në ora 14:00.TS