Besart Ibraimi nuk ndalet së shënuari gola në futbollin vendor. Me golin e fundit ndaj Sileksit në Tetovë, sulmuesi kuqezi kalon në kreun e golashënuesve më të mirë në elitën e futbollit vendor. Ibraimi në prag të sfidës me Sileksin, mori mirënjohe nga skuadra kuqezi për 150 gola të shënuara në fanellën e skuadrës tetovare, ndërsa me golin e shënuar ndaj Sileksit, tani numëron 10 gola në futbollin vendor, në sezonin aktual. Ibraimi është në vendin e parë, para Ivkoviçit të skuadrës Brera Strumicë më 9 gola, ndërsa një më pak ka regjistruar Kehinde në fanellën e Struga Trim Lum. Në vendin e katërt është Atdhe Mazari me 8 gola, por që do të mbetet në këtë shifër pasi kaloi nga Rabotniçki në radhët e Varazhdinit në Kroaci. Pas tij rreshtohen, Regba i Rabotniçkit me 7 gola, aq sa ka edhe Gjorgjievski i Sileksit.