Drejtori i deri tanishëm i Spitalit të Gostivarit, Argjent Muça ka dhënë dorëheqje.

Siç mëson Klan Macedonia, tashmë me Spitalin do të udhëheq, Besnik Zeqiri.

Zeqiri njihet si kuadër i Lëvizjes Besa, teksa emërimi i tij si drejtor vjen pasi tashmë ka kaluar në Aleancën për Shqiptarët – krahun e Arben Taravarit.