Një vajzë e re ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga lartësia e një pallati 10-katësh në qendër të Lushnjës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30.

Viktima nuk është identifikuar ende pasi asnjë nga banorët e pallatit nuk e njeh.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e vajzës dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.