Diplomatë të lartë nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, që po shikojnë të përmirësojnë raportet, janë takuar në Stamboll për bisedime për të zgjidhur mosmarrëveshjet lidhur me misionet diplomatike përkatëse në Uashington dhe Moskë.
Diskutimet u përqendruan në përmirësimin e raporteve diplomatike, por ato u mbajtën në kohën kur të dyja shtetet po angazhohen në bisedime dypalëshe, që kanë për synim dhënien fund të luftës në Ukrainë. Këto bisedime kanë rritur frikën se dy shtetet mund të arrijnë një marrëveshje të paqes pa përfshirjen e Kievit apo Brukselit.
Bisedimet në Stamboll u mbajtën një ditë para se presidenti ukrainas, Volodimir Zelensku, pritet të qëndrojë në Uashington për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet e rralla të tokës.