”Sot po bojkotohen dy markete të mëdha, ndërkaq edhe për ditën e premte është paralajmruar që do të bojkotohen të gjitha marketet për shkak të çmimeve të larta të cilat i ofrojnë”.

Televizoni Klan Maqedoni vizitoi dy markete të cilat për sot u vendos që të bojkotohet ndaj tyre, por jo të gjithë qytetarët kishin vendosur tju shmangen blerjes.

Por, duket se bojkoti po jep efektet n ë terren. Marketet ofrojn ë lirime për kosumatorët kurse nëpër rrjetet sociale qarkullojnë postime me oferta të çmimeve për shumë produkte ushqimore.

Sipas institucioneve kompetente kontrolle do të vazhdojë të ketë në terren për të kontrolluar situatën me çmimet nëpër markete dhe objekte tjera komerciale.