Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani, sot kishte takim edhe me Mati Masikas, Drejtor ekzekutiv për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS).

Në takim u theksua rëndësia e marrëdhënieve strategjike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, si dhe mbështetja e vazhdueshme e BE-së për procesin reformues dhe integrimin e vendit. Të dy palët diskutuan sfidat aktuale në rajon dhe më gjerë, përforcimin e bashkëpunimit institucional dhe zbatimin e agjendës evropiane.

Ministri Murtezani theksoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt reformave dhe stabilitetit në rajon, duke theksuar se vendi mbetet partner konstruktiv në procesin e aderimit. Drejtori ekzekutiv Masikas konfirmoi mbështetjen e EEAS për Maqedoninë e Veriut dhe theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushat kyçe të lidhura me integrimin evropian.