Pas përplasjes me plot tensione që patën presidenti Donald Trump dhe presidenti ukrainas Zelensky, presidenti amerikan mblodhi këshilltarët e tij kryesorë brenda Zyrës Ovale.

Në këtë takim, Trump u konsultua me Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio Rubio, Sekretarin e Thesarit Scott Bessent dhe këshilltarët e tjerë të tij kryesorë pas takimit me tone të ashpra ku Trump dhe Vance akuzuan Zelenskyn se ishte mosmirënjohës për ndihmën e SHBA-së, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, raporton CNN.Gjatë kësaj kohe Trump përfundimisht vendosi që Zelensky “nuk ishte në një vend për të negociuar”. Ai udhëzoi Rubion dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, të jepnin mesazhin: ‘‘Ishte koha që Zelensky të largohej’’.

Ukrainasit kanë qëndruar aty pranë në një dhomë të veçantë, e cila është standarde kur viziton një udhëheqës të huaj. Në mënyrë tipike, ata shkojnë në dhoma të tjera, pastaj mblidhen për drekë.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se ukrainasit protestuan dhe donin të vazhdonin bisedimet. Por atyre iu tha jo.

Zelensky u largua menjëherë pas kësaj.