Chelsea po vëzhgon nga afër një nga të rinjtë më premtues të Borussia Dortmund-it. Jamie Bynoe-Gittens, një sulmues anglez që është vendosur si një lojtar kyç në skuadrën gjermane, ka tërhequr interesin e disa gjigantëve evropianë, por klubi londinez duket i gatshëm të bëjë hapin e parë me një ofertë zyrtare, thonë raportet nga Anglia.
Klubi nga “Stamford Bridge” thuhet se ka bërë një propozim prej 80 milionë eurosh në përpjekje për të siguruar shërbimet e anësorit.
Borussia Dortmund-i nuk e ka ndërmend të lërë lehtësisht një nga lojtarët e tyre më mirë.
Klubi gjerman, i njohur për shitjen e lojtarëve më të mirë për një çmim të lartë, ka vendosur çmimin e tij në 100 milionë euro, një shifër që mund të frenojë synimet e skuadrës angleze.
Në moshën 20-vjeçare, Bynoe-Gittens ka dëshmuar se është një sulmues me aftësi të shkëlqyera për të dribluar, shpejtësi dhe ekuilibër që e bëjnë atë një profil shumë të kërkuar.
Rritja e tij në Bundesliga ka qenë e jashtëzakonshme, gjë që ka bërë që disa klube, përveç Chelsea-t, të monitorojnë situatën e tij.
Dortmund-i, nga ana e itj, shpreson të vazhdojë të llogarisë tek ai, por në “Signal Iduna Park” janë të vetëdijshëm se mbajtja e një lojtari kaq premtues do të jetë e vështirë.
Negociatat mund të intensifikohen në javët në vijim, pasi Chelsea nuk përjashton përmirësimin e ofertës për të bindur klubin gjerman.
Ndërkohë, lojtari mbetet i fokusuar në sezonin e tij, megjithëse e di se e ardhmja e tij mund të ndryshojë së shpejti.