1000 euro për metër katrorë. Fillon shitja e banesave shtetërore komerciale. Bëhet fjalë për hapin e parë për uljen e çmimeve të larta të patundshmërive në disa qytete. Qëllimi i kësaj nisme është që të intervenohet në tregun e patundshmërive dhe banesat të jenë shumë më të qasshme për popullin.
Nga Ndërmarrja Publike për Menaxhim me Hapësira Banesore dhe Afariste thonë se çmimi fillestar është për 30-40% më i ulët dhe se në këtë mënyrë do t’i vendoset fund shantazhit të ndërtuesve që shesin metër katrorë banesorë me çmim që nuk është në harmonizim me standardin e qytetarëve te Maqedonisë.
Manastiri është një prej qyteteve ku ka kërkesë të lartë të banesave dhe nga sot pikërisht atje filloi shitja. Më pas në Shkup do të ndërtohen 4 ndërtesa komerciale, ndërsa në Ohër dhe Shtip nga një.