Çmimet e banesave në Shkup që arrijnë prej 2000 deri 3000 euro për metër katror, nuk janë reale, por nuk do të ulen. Ndërtuesit për këtë vit presin vetëm stabilizim të çmimit të banesave sidomos në kryeqytet. Nikolla Vellkovski nga shoqata e ndërtuesve pranë odës ekonomike, në emisionin Biznes 21 tha se çmimet duhet të lëvizin nga 1300 deri 2000 euro.
“Sipas meje, çmimi më i lartë në zonën qendrore, në zonat më të mira të qendrës së qytetit, maksimum deri në 2000 euro, mbi këtë shumë nuk është reale, të gjitha çmimet që e tejkalojnë këtë çmim nuk janë reale, të fillohet ndoshta prej 1300-1400 deri 2000 varësisht nga lokacioni”, tha Nikolla Vellkovski.
Sipas Ivica Jakimovskit, kryetar i odës së ndërtuesve, moratoriumi për ndërtim në Qendër, krizat por edhe oferta e vogël e parcelave për ndërtim, janë një nga faktorët kryesorë që ndikonin në çmimet e banesave në Shkup. Por edhe çmimet e rritura të materialeve për ndërtim dhe pagat e rritura në këtë sektor.
“Se ne në shoqërinë tonë kemi raste me keqpërdorim të rritjes enorme të çmimeve, ky është fakt që e shohin të gjithë”, deklaroi Ivica Jakimovski.
Sipas tyre, në vend mbizotëron kaos urbanistik që duhet të rregullohet.
-A mendoni se njerëzit e fuqishëm nga sfera e ndërtimtarisë të cilët do të ndikojnë në një farë mënyre në nivel lokal por edhe në nivelet e tjera, përmes pushtetit dhe komunave, për të përfituar, për t’i realizuar interesat dhe qëllimet e tyre?
“Nga e gjithë kjo që e shoh, është fakt se ka nga gjithçka nga pak. Ky është fakt. Në ambient të tillë me lëshime të shumta, është fakt se ka nga gjithçka nga pak. Ku ka korrupsion nuk ka biznes”, tha Jakimovski.
“Jo rastësisht them se kemi urbanizëm të investitorëve. Urbanizmi sidomos në zonën qendrore në qytetit, në këtë pjesë të zonës së parë, nga ura e kombeve të bashkuara deri te bulevardi Serbia, këtu ndërtohet më shumë dhe kjo zonë është më atraktive dhe çmimet rriten. Këtu planet urbanistike mund të them se bëhen me porositje. Ne u themi amin atyre investitorëve që kërkojnë të bëhet objekt më i madh, më i latë”, deklaroi Vellkovski.
Analiza e Biznes 21 tregoi se për një metër katror në Shkup duhen tre paga mesatare ose 20 vjet punë për 80 metra katrore në qendrën e kryeqytetit.