Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se inspektorët janë në teren për të analizuar çmimet në supermarketet kryesore, duke theksuar se shqetësimet për rritjen e çmimeve janë të vërteta.

Ai shtoi se qeveria është e angazhuar për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve dhe do të vazhdojë të veprojë për këtë qëllim, duke siguruar se do të ofrohen më shumë informacione deri të hënën.

HRISTIJAN MICKOSKI -KRYEMINISTRI I RMV-së

“Po, të gjitha institucionet kanë dalë në terren, do të kisha më shumë informacion deri të hënën, por mund të them që jemi fjalë për fjalë në të gjitha supermarketet kryesore dhe po bëhet një analizë e detajuar, do të mund të ndaj më shumë informacion me publike deri të hënën. Por mund të them se një pjesë e asaj që na shqetësonte, pra frika jonë, po bëhet e vërtetë dhe realitet, ndaj ne po veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë. Ne si qeveri kemi obligim që ta mbrojmë standardin jetësor të qytetarëve”, tha sot Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari.

Nga ana tjetër, nënkryetarja e LSDM-së, Kaja Shukova, kritikoi qeverinë për menaxhimin e dobët të krizës ekonomike, duke thënë se rritja e çmimeve dhe stagnimi i pagave kanë përkeqësuar standardin e jetesës. Ajo akuzoi qeverinë për injorim të varfërisë dhe për lehtësimin e rritjes së inflacionit pa ndërhyrje, duke theksuar se VMRO-DPMNE nuk është në gjendje të udhëheqë vendin.

KAJA SHUKOVA – NËNKRYETARE E LSDM-së

“Qeveria në tetë muajt e fundit ka shkatërruar plotësisht standardin e jetesës së qytetarëve. Çmimet në tregje po rriten jashtë kontrollit dhe pagat po ngecin. Qeveria ndjek në heshtje varfërimin e popullit, pa asnjë masë konkrete shpëtimi! Çmimet e produkteve bazë po rriten, shporta e konsumit është rritur për 400 denarë për vetëm një muaj dhe ka arritur shifrën rekord prej 63.000 denarë, ndërsa qytetarët mezi po ia dalin mbanë”, tha Shukova.

Sipas saj, qeveria aktuaale ka lejuar inflacioni të hajë të ardhurat e familjeve që jetojnë në vend, dukke i lënë shitësit të rrisin çmimet pa asnjë ndërhyrje. /tvklan.mk