Sipas të dhënave të fundit, për vitin e kaluar, të publikuara nga EUROSTAT-i, në Maqedoninë e Veriut rryma elektrike për amvisëritë është më e shtrenjta në rajon, me çmim mesatar prej 6.08 denarë për kilovat-orë. Pasojnë Shqipëria dhe Mali i Zi me 5.5 denarë, derisa çmim më të lirë ka Kosova – 4.05 denarë për 1 kilovat-orë apo 34% më lirë se sa në vendin tonë.
Sa për krahasim edhe qytetarët e Hungarisë, që është vend anëtar I BE-së, paguajnë çmim mesatar më të ulët se amvisëritë në vendin tonë – 5.29 denarë për kilovat-orë.
Përkundër faktit se jemi liderë sipas çmimeve të larta, rryma elektrike në janar është shtrenjtuar mesatarisht për 0.92%.
Qytetarët tashmë kanë nis të reagojnë për llogaritë e larta të rrymës, ku llogaritë prej 7.000 denarë tashmë janë bërë 16.000 denarë.
Për momentin, përmes EVN Home furnizhohen 823.900 amvisëri dhe 70.452 konsumatorë të vegjël.
Gjatë janarit, EVN-ja kishte pranuar 1.385 kërkesa për korigjimin e faturave, kurse në dhjetor 2024 – 898 kërkesa. Por, qytetarët së pari duhet ta paguajnë faturën, kurse më pas mund të presin korigjime eventuale.
Shqetësuese për qytetarët në faturat e rrymës elektrike, paraqitet shuma për transmetimin dhe distribuimin e energjisë elektrike, që shpeshherë është identike me rrymën e harxhuar. Nuk ka një shpjegim për autoritetet se përse shfrytëzohen këto mjete.
Në tri muajt e fundit, EMV-ja ka harxhuar rreth 48 milion euro për furnizime me rrymë elektrike, për shkak se kapacitetet vendore ose janë duke u riparuar ose punojnë me ndërprerje.