Pas shtrenjtimit të produkteve ushqimore dhe ngrohjes qendrore, rritja për 30% e llogarive për rrymën elektrike paraqet një goditje shokuese për qytetarët – thonë nga LSDM-ja, duke akuzuar se kjo është si pasojë e paaftësisë së Qeverisë së Mickoskit, që sipas tyre, me shfuqizimin e subvencioneve për rrymën, VMRO-DPMNE po godet xhepat e qytetarëve.

BOGDANKA KUZESKA – ZËDHËNËSE E LSDM-së

“Të lënë në mëshirë dhe pamëshirë, njerëzit janë buzë situatës të zgjedhin nëse do t`i paguajnë llogaritë për rrymën ose të blejnë ushqime. DPMNE mashtroi dhe zhgënjeu qytetarët, ndryshe premtuan para zgjedhjeve, ndryshe veprojnë kur janë në pushtet, qytetarët janë lënë të vetëm. LSDM ka zgjidhje, i bëjmë thirrje Qeverisë që urgjentisht të miratojë vendimin për heqjen ose uljen e TVSH-së për rrymën dhe ngrohjen qendrore, si ndihmë për qytetarët që ta kapërcejnë këtë periudhë të vështirë.”

Kjo thirrje e socialdemokratëve vjen në kohën kur qytetarët përballen me fatura të larta për rrymën elektrike, shuma që shkojnë nga 8.000, 10.000, 15.000 madje edhe mbi 30.000 denarë për janarin 2025.

Lidhur me faturat e larta për rrymën elektrike, ka reaguar edhe Komisioni Rregullator për Energjetikë, duke nxitur qytetarët që të ankohen në EVN Home.

Nga atje thanë se amvisëritë që kanë marrë llogari më të larta për rrymën elektrike për muajin janar për shkak se ishin transferuar në bllokun e katërt tarifor, duhet të kërkojmë përmirësime kurse EVN Home është i obliguar që t`i korigjojë llogaritë e rrymës dhe të bëjë shpërndarjen adekuate sipas blloqeve konform historiatit të konsumit mesatar gjatë tri periudhave të llogarive.

Ndryshe, nga 1 janari, çmimi i rrymës për konsum mesatar në të katër blloqet është rritur për më pak se 1% respektivisht 0.92%.

Konkretisht në bllokun e parë çmimi është rritur për 0.68%, derisa në të dytin për 0.90%.