Barcelona po planifikon të afrojë një sulmues të majtë gjatë verës dhe ka identifikuar disa opsione.
Një nga objektivat e tyre kryesore është Luis Diaz i Liverpoolit, ku pretendohet se bisedimet tashmë kanë filluar.
LEXO EDHE:
Arsenal kërkon të ngushtojë diferencën me kryesuesin, Chelsea dhe Bournemouth garë për vendin e 4-ët
Sipas gazetës AS, shoqëruesit e Diaz kanë kontaktuar Barcelonën për të eksploruar një transferim.
Sulmuesi anësor thuhet se ‘ëndërron’ të luajë për klubin katalanas dhe menaxheri i tij po teston mundësinë e një lëvizjeje.
Diaz nuk ka treguar ndonjë synim për të vazhduar kontratën e tij me Liverpoolin, e cila zgjat deri në vitin 2027. Ai i shikon objektivat tek Barcelona e cila është duke përmirësuar gjendjen e saj financiare.