Prokuroria njofton se gjatë natës, deri tani të panjohur kanë djegur një automobil të një prokurori nga Prokuroria Themelore e Shkupit. Po merren masa intensive për zbardhjen e autorëve dhe sigurohen të gjitha provat në terren. Indikimet e para tregojnë se mund të ketë lidhje me faktin se prokurori po merret me dy çështje delikate, për të cilat aktualisht po merren masa hetimore intensive. Autoritetet hetimore po punojnë për sqarimin e ngjarjes dhe për përcaktimin e plotë të shkaqeve.