Drejtori i Spitalit të Strugës, Vladimir Bunçevski thotë se fëmija 4 vjeç që sot ndërroi jetë në Repartin e Fëmijëve në këtë spital kishte një formë të rëndë të paralizës cerebrale ndërsa sipas tij, parametrat e tij vitale ishin të rënduara, përcjell TV21. Ai thotë se fëmija është sjellë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Fëmija është sjellë në Spitalin e Strugës në gjendje shumë të rëndë me bebëza të zgjeruara, zemër të dobësuar dhe të gjithë parametrat vitalë të rrezikuar. Pavarësisht reanimacionit të gjatë dhe përpjekjes së mjekëve për ta rikthyer në jetë, përpjekja rezultoi e pasuksesshme. Kishte një formë të rëndë të infeksionit respirator me të gjithë parametrat vitalë të dëmtuar. Prindërit ishin në dijeni për situatën”, tha Bunçeski për MIA.