“Drejtoria e Doganave në Maqedoni ka nevojë për punësime të reja, sidomos të kuadrit me shkollë të mesme”
![“Drejtoria e Doganave në Maqedoni ka nevojë për punësime të reja, sidomos të kuadrit me shkollë të mesme”](https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-10-135600-750x430.png)
-Unë dua të mbështetem te përvoja e të moshuarve, por te energjia e të rinjve, tha në Daily Click në TV21 drejtori i Doganave, Boban Nikollovski. Ai thotë se Drejtoria e Doganave ka nevojë për punësime të reja, sidomos të kuadrit me shkollë të mesme.
“Realisht kemi nevojë. Besoni ose jo, kemi nevojë. Besoni ose jo, kemi nevojë për kuadër me shkollë të mesme. Janë të nevojshëm në sektorë të caktuar, ta mbushim. “IKTS” sektori duhet të mbushet, laboratori duhet të mbushet me kuadro, sepse diku 47 vjet është mesatarja në Doganë”, tha mes tjerash në TV21 drejtori Boban Nikollovski.