Ish-banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Drenusha Latifi ka reaguar për herë të parë në Instagramin e saj, pas daljes nga shtëpia.

Pjesëmarrjen në këtë spektakël, Drenusha e ka konsideruar si një përvojë të jashtëzakonshme e cila siç është shprehur ajo, do t’i mbetet gjithmonë në zemër, përcjell Klankosova.tv.

“Të dashur ndjekës dhe mbështetës: Dua t’ju shpreh një falënderim të sinqertë për të gjithë ju që ishit pjesë e aventurës time në Big Brother VIP Kosova. Pjesëmarrja në këtë spektakël ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme, e cila do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar ajo.

Duke falënderuar fansat për mbështetjen, Drenusha është shprehur gjithashtu se çdo moment brenda shtëpisë, ka ndikuar siç tha ajo, në formimin e kujtimeve të paharrueshme.

“Çdo moment që kalova brenda shtëpisë, çdo sfidë dhe çdo gëzim i ndarë me ju, ka ndikuar në formimin e kujtimeve të paharrueshme”.

“Ju falënderoj për mbështetje, për energjinë pozitive dhe për dashurinë që më keni dhuruar. Shpresoj të vazhdojmë të ndajmë momente të bukura dhe të jemi gjithmonë të lidhur, sepse ju jeni ata që e bëni gjithçka të veçantë”, është shprehur tutje Drenusha.