Kreu i SPAK, Altin Dumani ishte i pranishëm në tryezën e drejtësisë të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG).

Në fjalën e tij, Dumani tha se lufta kundër korrupsionit mbetet ende një sfidë për Prokurorinë e Posaçme ndërsa kërkoi bashkëpunim nga të gjithë.

Ai gjithashtu u shpreh se ndikimet e jashtme nuk e prekin punën hetimore të institucionit.

“Lufta kundër korrupsionit ngelet një sfidë për SPAK. Jemi në një fazë tjetër, periudha 5 vjeçare ka shërbyer për maturimin. Besimi tek reforma në drejtësi po rritet. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon bashkëpunim nga të gjithë. Çdo ndikim i jashtëm nuk do të ndikojë në punën tonë hetimore.”, u shpreh Dumani.